Ja ku jemi, është vetëm çështje ditësh.
Drejtuesit e Interit janë fokusuar te rinovimi me Federico Dimarcon. Anësori i majtë, një tifoz i zjarrtë i ngjyrave që mban mbi supe, është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm në ekipin e Simone Inzaghit.
25-vjeçari është një titullar i padiskutueshëm tek Interi, teksa ka kontratë deri në vitin 2026. Drejtuesit e nënkampionëve të Europës po negociojnë prej kohësh me agjentin e Dimarcos.
Bisedimet janë në rrugën e duhur dhe së shpejti pritet të vijë zyrtarizimi dhe firma mbi kontratën e re. Dimarcon e pret një rinovim deri në 2028, teksa do t’i rritet ndjeshëm edhe paga sezonale.
Lojtari italian përfiton aktualisht rreth 1.8 mln euro, ndërkohë që me marrëveshjen e re ai do të fusë në xhep rreth 4 mln euro në sezon, më shumë se dyfishi i asaj që përfiton për momentin.
Një gol ka shënuar futbollisti i lindur në Milano gjatë këtij sezoni në Serie A, teksa numëron edhe 3 asiste të dhuruara për shokët e skuadrës.