Goditje për Scudetto: Milan transferon tre super yje në merkaton e janarit

Milan ka gati tre super përforcime për merkaton e janarit.

Milan është rikthyer në krye të Serie A me dy pikë më tepër se Interi, pas fitores me Genoan në transfertë.

Pas 8 ndeshjeve të luajtura Rosonerët janë në krye të Serie A, ndërsa drejtuesit  po punojnë dhe po monitorojnë profilet që mund t’i dhurojnë trajnerit Pioli në janar.

Sipas “La Gazzetta dello Sport” Milani është gati të tentojë përsëri Jonathan David.

Me më shumë vendosmëri dhe pa pritur merkaotn e verës pavarësisht se në qershor lojtari do t’i mbetej vetëm një vit në kontratë.

Krahasuar me verën e kaluar, kur Lille kërkonte 60 milionë euro, tani kërkesa me siguri do të ulet, edhe pse francezët do të kërkojnë sërish të paktën 40 milionë.

Një figurë e rëndësishme, por sigurisht më e aksesueshme për Djallin që e di mirë se duhet të bëjë një investim të rëndësishëm nëse dëshiron të sjellë një qendërsulmues të madh për të tashmen dhe gjithashtu për të ardhmen.

RIKTHIM TE TURKU – Sipas asaj që raportohet nga portali “Defensa Central”, shumë i afërt ngjarjeve të merkatos së Real Madridit, Milani do të ishte gati të ofronte 20 milionë euro për Arda Guler. Pas një telenovele të gjatë verore, xhevahiri turk vendosi të përqafonte projektin e “los blancos”, por dëmtimi i pësuar në fillim të sezonitka krisur marrëdhëniet me klubin dhe besimi ndaj tij do të ishte venitur.

TALENTI NGA SCHALKE – Emri i fundit të çon direkt tek Assan Ouedraogo, një talent 17-vjeçar i Schalke 04. Mesfushor modern, ai tashmë ka një klauzolë prej 20 milionë eurosh. Kuqezinjve i ka ecur mirë gjermanët: vetëm mendoni për Malik Thiaw, i cili tani është bërë një lojtar kyç në mbrojtje. Pioli vlerëson shumë aftësitë e djaloshit, i aftë për të ndërthurur shpejtësinë dhe teknikën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here