“San Siro” po përgatitet për natën e madhe të derbit Milan-Juventus.
Për këtë sfidë, sipas “Gazzetta dello Sport”, “San Siro” do të jetë i mbushur plotë, me rreth 75 mijë tifozë të pranishëm.
Në stadium do të jenë të pranishëm tifoz nga grupmosha të ndryshme: 45% do të jenë nën 30 vjeç, 68% nën 40 vjeç dhe 18% do të jenë femra. Nga ndeshja e sontme Milan do të arkëtojë mbi 5 milionë euro.