Milan ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit.
Milan mbrëmë u mposht nga Juventusi në derbin e xhiros së 9-të në Serie A, duke e humbur kështu kreun e tabelës kundrejt Interit.
Sfidë ku kuqezinjtë e Stefano Piolit luajtën me dhjetë lojtarë që prej minutës së 40’, pasiqë Malick Thiaw u ndëshkua me karton të kuq.
Reparti i mbrojtjes i ka kushtuar Milanit 6-të pikë këtë sezon në përballjet me Interin dhe Juventusin.
Drejtuesit e Milanit janë të vetëdijshëm për kufizimet e repartit të mbrojtjes dhe kanë gati përforcimin e parë për merkaton e janarit.
Sipas Calciomercato, Milan në janar synon transferimin e qendërmbrojtësit të Fiorentinës, Nikola Milenkovic. Për kartonin e Milenkovic, Milan do të ofrojë 20 milionë euro.