Oferta stratosferike ka arritur, Maignan largohet nga Milani
Milan dhe Mike Maignan duket se do t’i ndajnë rrugët në janar, pasiqë bisedimet për rinovimin e kontratës kanë ngecur.
Kontrata aktuale e Maignan skadon në vitin 2026, ndërsa Rosonerët i kanë ofruar francezit kontratë të re me pagë prej 5 milionë eurove në sezon deri në vitin 2028.
Por Maignan ka kërkuar pagë prej më së paku 8 milionë eurove në sezon, kërkesë kjo e cila nuk përputhet me politikën e pagave të Milanit.
Sipas Calciomercato, nga kjo situatë kërkon të përfitojë Chelsea dhe Blutë e Londrës kanë gati ofertën prej 80 milionë eurove në merkaton e janarit.
Maignan është objektivi kryesorë i Chelsea për merkaton e janarit dhe Milan vështirë se do ta refuzoj një ofertë të tillë.