Një yll dhe €80m: Lautaro transferohet në janar te Reali

Shkëmbim spektakolar, Lautaro largohet nga Interi.

Lautaro Martinez është sulmuesi më i mirë në Europë për momentin duke realizuar 12 gola në 11 ndeshje të luajtura.

Falë paraqitjeve mbreslënëse, Lautaro ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian dhe zikaltrit do ta kenë të vështirë ta mbajnë argjentinasin në rradhët e tyre.

Sipas Calciomercato, Reali synon transferimin e Lautaros që në janar dhe Madrilenët madje kanë gati ofertën.

Los Blancos do tia ofrojnë në janar Interit 80 milionë euro dhe kartonin e Brahim Diaz.

Inter vështirë se do ta pranojë ofertën e Realit, pasiqë zikaltrit do ta linin të lirë Lautaron vetëm në rast se arrin një ofertë mbi 100 milionë euro në para.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here