Probleme në mbrojtje: Milan transferon yllin e Serie A për €30m

Milan ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit.

Milan ka regjistruar dy humbje rradhazi duke u mposhtur nga Juventusi (0-1) në kampionat dhe nga PSG (3-0) në Ligën e Kampionëve.

Rosonerët e kanë humbur kreun e tabelës në Serie A, ndërsa në Champions League renditen në pozitën e fundit në grup.

Reparti i mbrojtjes i ka kushtuar Milanit 6-të pikë këtë sezon në përballjet me Interin dhe Juventusin.

Drejtuesit e Milanit janë të vetëdijshëm për kufizimet e repartit të mbrojtjes dhe kanë gati përforcimin e parë për merkaton e janarit.

Sipas Calciomercato, Milan në janar synon transferimin e qendërmbrojtësit të Genoas, Radu Dragusin.

Dragusin u rrit në sektorin e të rinjve të Juventusit dhe pas vitit të kaluar në huazim, Genoa vendosi ta blejë atë për 5.5 milionë euro.

Paraqitjet e tij në kampionat nuk po kalojnë pa u vënë re dhe po tërheqin interesin e skuadrave të mëdha.

Konfirmimi vjen në mikrofonat e TV nga Play Florin Manea, menaxher i Dragusin. Në fakt, avokati i mbrojtësit deklaroi se klienti i tij pëlqehet nga të dyja skuadrat milaneze.

Bisedimet mes klubeve pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa për kartonin e Dragusin Milan do të duhet të paguaj 30 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here