Lajm bombastik: Milan nis kontaktet me trajnerin e ri

Dridhet stoli i Piolit, Milan nis kontaktet me trajnerin e ri.

Milani ka dalë kokulur nga “Parc Des Princes” duke u mundur me shifrat 3-0 përballë PSG.

Rezultat që e lë në vendin e fundit të grupit ekipin kuqezi dhe që konfirmon të dhënën e frikshme që kjo skuadër nuk di më të shënojë.

Mediat italiane, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se te Milani po mendojnë për një të ardhme pa Piolin.

Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e Milanit kanë kontaktuar me Antonio Conten.

Geoffrey Moncada ka zhvilluar një bisedë me Conten për ta pyetur se a ka interesim që ky i fundit ta merr drejtimin e Milanit verën e ardhshme.

Conte është i hapur që ta merr drejtimin e Rosonerëve dhe sipas raportimeve nuk ka kërkuar pagë përtej mundësive të Milanit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here