Pioli out! Katër trajnerët që mund ta marrin drejtimin e Milanit

Milani dështoi sërish në “San Siro”. Kuqezinjtë u mposhtën 0-1 nga Udinese, që siguroi suksesin e parë sezonal në Serie A pikërisht përballë skuadrës së Stefano Piolit.

Fansat e Milanit janë duke kërkuar shkarkimin e Piolit, pasiqë skuadra është në krizë  me katër rezultate negative.

Skuadra e Piolit ka pësuar 3 humbje dhe 1 barazim në 4 ndeshjet e fundit. Pas humbjes me Juventus dhe PSG, Rosonerët barazuan me Napolin, ndërsa mbrëmë u mposhtën nga Udinese.

Në rast se Milan mposhtet të martën nga PSG, Pioli rrezikon seriozisht shkarkimin dhe mediat kanë zbuluar katër trajnerët e mundshëm që mund ta marrin drejtimin e Rosonerëve.

Emri i parë në listë është Antonio Conte, i cili është i lidhur për një kohë të gjatë me një rikthim në Itali.

Ish trajneri i Juventusit dhe Interit, është emri i preferuar i drejtuesve të Milanit, por problem mbeten kërkesat e larta të 54-vjeçarit.

Përveç pagës së lartë, Conte njihet edhe si trajner që kërkon të klubi të mos kursehet në merkato për lojtarët që ai dëshiron ti ketë në skuadër.

Kandidati i dytë për ta marrë drejtimin e Milanit është strategu gjerman Hansi Flick, i cili pati sukses të jashtëzakonshëm te Bayerni duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm.

Flick është trajner i lirë pas largimit nga përfaqësuesja e Gjermanisë, ku dështoi të lërë gjurmë.

Kandidati i tretë është trajneri argjentinas, Marcelo Gallardo, i cili fitoi 14 trofe në 8 vite si trajner te River Plate. Gallardo njihet për lojën e tij sulmuese dhe së shpejti pritet që ta merr drejtimin e ndonjë skuadre në Europë.

Emri i katërt është ish-legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko, i cili pati sukses si trajner te përfaqësuesja e Ukrainës, duke i kualifikuar në EURO 2020, por dështoi te Genoa, ku u shkarkua pas 11 ndeshjeve.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here