Një tjetër kryevepër nga Marotta.
Arkitekti i Interit të ri, Beppe Marotta verën e kaluar arriti të sigurojë transferime me kosto zero si Thuram, Cuadrado dhe Alexis Sanchez, ndërsa mediat italiane kanë zbuluar bombën për merkaton e verës së vitit 2024.
Sipas Calcio Mercato, Marotta verën e ardhshme synon të sjell te Interi qendërmbrojtësin e Lille, Tiago Djalo.
Qendërmbrojtësi portugez i skadon kontrata me Lille në fund të sezonit, ndërsa në garë për të janë Milani dhe Barcelona.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Inter është përfshirë në garë për Djalo-n dhe zikaltrit janë favorit për të siguruar shërbimet e portugezit, duke mposhtur edhe njëherë Milanin.