Katër skuadra big vihen pas tij: Ylli i Milanit largohet nga San Siro për €70m

Milan nxjerr në shitje yllin e skuadrës.

Milan dhe ylli i skuadrës janë larg arritjes së marrëveshjes për rinovimin e kontratës, ndërsa interesim për të kanë shfaqur katër gjigantë europian.

Bëhet fjalë për Mike Maignan të cilit kontrata aktuale i skadon në qershor të vitit 2026.

Sipas “FootMercato” bëhet e ditur se për momentin ka ngecur rinovimi me kuqezinjtë. Shkak është bërë paga që lojtari kërkon dhe në këto kushte “heshtja” ka kapluar palët.

Gjithsesi duke parë këtë situatë, janë 4 klube që kanë shfaqur interes për shërbimet e portierit.

PSG-ja , Bayern Munich, Chelsea dhe Manchester United janë ekipet që mbajnë një “sy” nga gardiani i Milan.

Kuqezinjtë për të lënë të lirë Maignan kërkojnë jo më pak se 70 milionë euro. Mbetet të shihet se cili prej ekipeve do të mund të sigurojë shërbimet e francezit, me merkaton e janarit që prite të jetë e zjarrtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here