Inter nuk ka të ndalur, zikaltrit sigurojnë dy goditje për merkaton e janarit

Inter transferon dy yje në merkaton e janarit.

Merkato e janarit po afron dhe disa klube duan te fuqizohen. Mes tyre edhe Interi që, sipas asaj që raportohet nga Calciomercato, zikaltrit kanë arritur marrëveshje me dy lojtarë.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Inter ka arritur marrëveshje me Mehdi Taremin dhe Tiago Djalo.

Dyshja sulmuese Sanchez-Arnautovic nuk jep garanci dhe Inter ka vendosur që ta sjell Taremin në janar.

Lëndimet e shumta në repartin e mbrojtes, kanë bërë që Inter ta aktivizojë opsionin Djalo në merkaton e janarit.

Zikaltrit kanë arritur marrëveshje me përfaqësuesit e dyshes dhe tani pritet që të arrijnë marrëveshje me Porton dhe Lille.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here