Juventus pritet që shumë shpejtë të fillojë bisedimet për rinovimin e kontratës me Paolo Dybalan të cilit i skadon kontrata në vitin 2022.
Por Dybala është duke kërkuar një rinovim të pagës nëse do të qëndrojë edhe pas këtij sezoni prë të rritur pagën e tij ku Zonja e Vjetër është e gatshme ti ofrojë edhe në 12 milionë euro në sezon.
Kjo ofertë është për 2 milionë euro më e lartë pasi ajo prej 10 milionësh në sezon ishte refuzuar gjatë verës së kaluar nga ai.
Fabio Paratici pritet që të takohet me agjentin e Dybalas, Jorge Antun dhe pritet që të arrijnë një marrëveshje pasi synimi i klubit është që mos të lejojë largimin e argjentinasit.