Liverpool në bisedime për të firmosur me Botman!

Ylli i skuadrës së Lille po përmendet shumë si një përforcim i mundshëm për skuadrën e Jurgen Klopp.

Liverpool tashmë ka filluar bisedimet me mbrojtësin e skuadrës së Lille, Sven Botman,  thuhet kështu në një raport të së përditshmes italiane Daily Mirror.

Eksperti i transferimeve, Duncan Castles ka zbuluar se skuadra e The Reds po mundohet që ta transferojë mbrojtësin 20 vjeçar për një shifër prej rreth 15 milionë funtash.

Liverpool dëshiron shërbimet e Botman për të pasur një zëvëndësues për të dëmtuarit, Virgil Van Dijk dhe Joe Gomez të cilët kanë muaj që janë të dëmtuar dhe nuk do të luajnë në pjesën më të madhe të sezonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here