BOMBA E JANARIT: Milan transferon yllin për të cilin po flet e gjithë Italia

Milan ka gati goditjen e madhe për këtë afat kalimtar.

Milan e nisi vitin 2024 në Serie A me fitore duke e mposhtur Empolin në transfertë me rezultat 3-0.

Drejtuesit e Milanit kanë kthyer sërish vëmendjen nga merkatoja, pasi vetëm rikthimi i Matteo Gabbias dhe afrimi i Terracianos nuk mjafton për të kompletuar prapavijën e ‘sakatuar’ nga dëmtimet.

E përditshmja italiane La Reppubblica, ka lëshuar sot një lajm bombastik duke raportuar se Milan është përfshirë në garë për qendërmbrojtësin e Genoas, Radu Dragusin.

Dragusin ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave me paraqitjet e tij këtë sezon, ndërsa Tottenham dhe Napoli kanë dueluar për shërbimet e rumunit që nga fillimi i merkatos.

Sipas La Reppubblica, Milan është në pole position për të siguruar shërbimet e Dragusin, pasiqë Rosonerët kanë gati ofertën tunduese për Genoan.

Rosonerët ia kanë ofruar Genoas 20 milionë euro dhe kartonin e Lorenzo Colombos, për të cilin kanë shfaqur interesim verën e shkuar. Genoa preferon ofertën e Milanit dhe marrëveshja pritet të arrihet së shpejti.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here