Nuk mbaron me Zielinskin, Marotta transferon një tjetër yll nga rivalët me kosto zero

Marotta nuk ka të ndalur, transferon një tjetër yll nga rivalët.

Piotr Zielinski ka zgjedhur që në verë të transferohet te Interi si lojtar i lirë, teksa aventurës së tij me Napolin duket se tashmë i ka ardhur fundi.

Por kjo nuk do të jetë e vetmja goditje “free” e merkatos së verës nga zikaltrit, me Marotën që duket se ka piketuar një tjetër super përforcim.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Lazios, Felipe Anderson, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.

Felipe Anderson duket se e ka mbyllur me Lazion, me sulmuesin brazilian që nuk ka gjetur një gjuhë të përbashkët me drejtuesit.

E interesuar për të është Juventusi, me bardhezinjtë që kanë gati një ofertë për të bindur brazilianin që të kalojë në Torino.

Gjithsesi gjërat bëhen më të vështira për “Zonjën”, pasi në garë për shërbimet e Anderson është futur dhe Interi.

Braziliani preferon kalimin në Meazza, për tu ribashkuar me ish-trajnerin e tij, Simone Inzaghi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here