As Napoli dhe as Tottenham: Dragusin pranë transferimit tek gjiganti italian

Radu Dragusin tek gjiganti italian.

Qendërmbrojtësi rumun, Radu Dragusin, po shkëlqen te Genoa këtë sezon dhe falë paraqitjeve mbreslënëse ka përfunduar në orbitën e gjigantëve europian.

Interesim për Dragusin kanë shfaqur Barcelona dhe Tottenham, ndërsa në Itali, Napoli.

Genoa kërkon 30 milionë euro për ta lënë të lirë, ndërsa Tottenham ditët e fundit ka dërguar një ofertë prej 22 milionë eurove.

Napoli ka ofruar20 milionë euro dhe kartonin e Leo Ostigaard, por drejtuesit e Genoas e kanë refuzuar ofertën.

E përditshmja italiane La Reppubblica, ka lëshuar sot një lajm bombastik duke raportuar se në garë për Dragusin është përfshirë edhe Milani dhe se Rosonerët madje janë në pole position për të siguruar shërbimet e 21-vjeçarit.

Rosonerët ia kanë ofruar Genoas 20 milionë euro dhe kartonin e Lorenzo Colombos, për të cilin kanë shfaqur interesim verën e shkuar. Genoa preferon ofertën e Milanit dhe marrëveshja pritet të arrihet së shpejti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here