Arrihet marrëveshja, Giuntoli ia rrëmben Marottas objektivin në merkato

Derbi në merkato takon i takon Juventusit, Giuntoli mposht Marottan.

Përveç garës për Scudetto, Juventus dhe Inter duelojnë shpeshherë edhe në merkato.

Tiago Djalo dukej një lojtar që i ishte premtuar Interit për verën e ardhshme, por Biankonerët po tentojnë ta afrojnë nënshkrimin me të gjatë këtij afati kalimtar.

Calciomercato, shkruan se Juventus ka arritur marrëveshje me Lille për transferimin e portugezit.

Biankonerët kanë rënë dakord që të paguajnë rreth 4 milionë euro, ndërsa Djalo-s i kanë ofruar kontratë katër vjeçare me pagë prej 3 milionë eurove në sezon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here