Milani i madh po kthehet, zbulohet goditja e parë e Contes si trajner i Rosonerëve.
Antonio Conte është trajneri më i përfolur javët e fundit në mediat sportive, pas zërave për rikthimin e tij në Serie A.
Milan dhe Napoli janë dy skuadrat që po duelojnë për teknikun 54-vjeçar, por sipas raportimeve të fundit Rosonerët kanë arritur marrëveshje me Conten.
Conte do ta merr drejtimin e Milanit në verë, ndërsa mediat italiane kanë zbuluar përforcimin e tij të parë si trajner i Rosonerëve.
Sipas mediave italiane, Antonio Conte ia ka kërkuar drejtuesve të Milanit transferimin e Joshua Zirkzee nga Bolonja.
Zirkzee po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 8 gola dhe 4 asistime në 22 ndeshje të luajtura këtë sezon dhe kartoni i tij vlerësohet 50 milionë euro.
Në operacion do të përfshihet edhe Saelemakers për të ulur koston e transferimit në San Siro.