Arrihet marrëveshja, Milan siguron super goditjen për repartin e mbrojtjes

Arrihet marrëveshja, Milan siguron goditjen e rradhës.

Milan nuk humbet kohë në këtë periudhë të merkatos së janarit dhe pas transferimeve të Terracionos dhe rikthimit të Gabbias, drejtuesit kuqezinj bëjnë gati edhe goditjen e rradhës.

Do jetë sërish një mbrojtës që pritet të plotësojë edhe më shumë organikën e skuadrës së drejtuar nga trajneri Stefano Pioli.

Sipas Calciomercato, Milan ka arritur marrëveshje me Chelsea për huazimin e Trevor Chalobah.

Chalobah është i lidhur për një kohë të gjatë me një kalim te Milani dhe tani do t’i bashkohet Rosonerëve në formë huazimi.

Milan do të ketë opsion blerjeje dhe Chalobah do të bëhet përforcimi i katërt i Rosonerëve nga Chelsea pas Tomorit, Pulisic dhe Loftus-Cheek.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here