Një yll dhe €40m: Milan transferon bomberin e ri

Milani vazhdon të punojë për qendërsulmuesin e së ardhmes.

Oliver Giroud, për shkak të rrethanave, nuk është i përjetshëm dhe në pranverë do të vendosë nëse do të zgjasë aventurën e tij me kuqezinjtë apo do t’i thotë lamtumirë ‘Djallit’.

Pavarësisht fatit të sulmuesit ekspert francez, drejtuesit e klubit milanez po vëzhgojnë profile të ndryshme për ndryshimin e gjeneratës në sulm dhe po lëvizin paraprakisht për të mposhtur konkurrencën dhe për të siguruar profilin më të përshtatshëm për trajnerin e ri, apo në funksion të vetë Pioli nëse do të mbetet në drejtim të ekipit.

David dhe Guirassy janë tashmë objektiva më të largët, ndërsa emrat e Sesko dhe veçanërisht Zirkzee dalin në vijën e parë.

Sulmuesi holandez po bën shkëlqen me fanellën e Bolognas: 8 gola dhe 4 asiste në sezon dhe paraqitje shumë të mira.

Ish-lojtari i Bayern Munichu ka një vlerësim prej të paktën 40 milionë eurosh dhe Milani është në kërkim të ofertës së duhur për ta marrë atë në Milanello verën e ardhshme.

Dyshja Furlani-Moncada mund të përfitojë më pas nga Saelemaekers, i cili është huauzar te Bologna me të drejtën e blerjes të fiksuar në 12 milionë euro, duke ofruar edhe 40 milionë euro për kartonin e Zirkzee.

‘Djalli’ është aktualisht skuadra që po ecën me vendosmëri drejt Zirkzee, të lakmuar edhe nga emrat e tjerë të mëdhenj italianë (Inter dhe Juventus) si dhe klubet e huaja.

Lojtari i lindur në vitin 2002 ka kontratë deri në vitin 2026 me Bologna-n dhe klauzola (40 milionë) vlen vetëm për Bayern Munich, nëse klubi gjerman do të vendosë ta blejë mbrapsht lojtarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here