Dita e madhe e Inter-Juventus po afrohet.
Të dielën në mbrëmje do të vijë përballja mes zikaltërve dhe bardhezinjve që mund të jetë vendimtare në luftën për titull.
Shpesh dy skuadrat e Serisë A sfidohen edhe në merkato. Në lidhje me këtë, siç ka bërë të ditur eksperti portugez i merkatos Pedro Almeida në X, një emër i madh i Juventus-it ka përfunduar në shënjestrën e Inter-it për sezonin e ardhshëm.
Bëhet fjalë për Adrien Rabiot, kontrata e të cilit me Juventus-in skadon qershorin e ardhshëm. Bardhezinjtë do të donin ta mbanin dhe t’ia rinovonin kontratën.
Francezi pëlqehet nga shumë skuadra dhe, sipas ekspertit portugez, edhe Inter-i është futur në garë dhe synon ta marrë për sezonin e ardhshëm, kur do të ketë mbetur pa kontratë.
Do të ishte një goditje me kosto zero me shumë peshë, nga ato që Beppe Marotta ka bërë shpesh gjatë karrierës së tij si drejtuar.