Ngec rinovimi: Maignan largohet për €80m, Milan transferon zëvendësuesin për €20m

Milan ka gjetur zëvendësuesin e Maignan.

Mike Maignan raportohet se ka refuzuar ofertën e fundit të rinovimit nga Milani, pasi ka kërkuar një rritje të madhe të pagës, gjë që ka vendosur në alarm Paris Saint-Germainin dhe Bayern Munichun.

Portieri francez momentalisht ka kontratë me Milanin deri në qershor të 2026 me një pagë në vlerë prej 2.8 milionë eurosh në sezon duke përfshirë edhe bonuset.

Sipas Tuttomercatoweb, Milani ka propozuar një ofertë rinovimi e cila do ta dyfishonte pagën e tij në 5 milionë euro për sezon me bonuse, ofertë kjo e cila u refuzua nga Maignan.

Është raportuar se agjentët e tij kanë kërkuar për një rritje të pagës deri në 8 milionë euro në vit, që do ta bënte atë lojtarin më të paguar në ekip së bashku me Rafael Leaon.

“Rossonerët” pritet që të vijnë së shpejti me një ofertë të re prej 6 milionë eurosh me bonuse, që është e njëjta pagë që kishte pasur Gianluigi Donnarumma para se të largohej si lojtar i lirë.

Milan natyrisht që nuk do të dëshirojë të bëjë gabimin e njëjta përsëri, kështu që nëse një marrëveshje nuk mund të arrihet, ata do të mund të mbesin të detyruar që ta shesin Maignan tek PSG ose Bayern Munich.

Maignan u transferua në San Siro nga Lille në verën e vitit 2021 për shumën e 15.4 milionë eurove dhe për ta lënë të lirë Milan kërkon 80 milionë euro.

Sa i përket zëvendësuesit të Maignan, sipas raportimeve të fundit Milan e ka piketuar portierin e Monzës, Michele Di Gregorio.

Di Gregorio ka kontratë me Monzan deri në vitin 2027 dhe për kartonin e tij Milan do të duhet të paguaj 20 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here