Barcelona dhe Inter kanë gati shkëmbimin spektakolarë.
Sulmuesi i Barcelonës, Ferran Torres ka përfunduar në orbitën e Interit pas paraqitjeve të mira këtë sezon.
Torres ka realizuar 11 gola dhe 4 asistime në 32 ndeshje të luajtura dhe zikaltrit e kanë piketuar spanjollin si përforcimin ideal për repartin e sulmit.
Sipas Calciomercato, Inter do t’ia ofrojë Barcelonës kartonin e Denzel Dumfries, i cili ka refuzuar rinovimin.
Barcelona është e hapur për këtë shkëmbim, pasiqë Blaugranët janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe Dumfries do të ishte një super përforcim.