Arihet marrëveshja: Milan me aksioner të ri, zbulohen detajet

Sërish zëra në lidhje me të ardhmen e Milan.

E përditshmja italiane Dagospia ka lëshuar sot një lajm bombastik rreth shitjes së Milanit.

Milan është në shenjëstrën e fondit arab PIF, ai që menaxhon skuadrën e Newcastle në Premier League.

Arabët kanë disa muaj që po punojnë për blerjen e Milanit, ndërsa Dagospia raporton se është arritur një marrëveshje.

Sipas Dagospia, arabët kanë arritur marrëveshje me Cardinalen që ta kenë ekskluzivitetin e marrjes përsipër së borxhit prej 600 milionë eurove, që RedBird i detyrohet Elliott.

Në rast se fondi PIF vendos ta shlyej këtë borxh, automatikisht do të bëhet aksioneri i dytë më i madh në klub pas Cardinales.

Cardinale dhe arabët kanë rënë dakord që PIF ta merr përsipër edhe ndërtimin e stadiumit të ri dhe pas ndërtimit të tij, pronësia do të kaloj në duart e këtyre të fundit.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here