Të zhytur në borxhe, Inter sakrifikon dy yjet e skuadrës

Inter-i po dominon në kampionat dhe është në 1/8-at e Champions League. Megjithatë, situata ekonomike e zikaltërve nuk është aspak e mirë.

Në maj, në fakt, do të skadojë afati për shlyerjen e huas që kompania amerikane Oaktree u ka bërë zikaltërve.

Siç ka bërë të ditur “il Sole 24 ore” dhe Tuttosport, ideja e Zhang është ajo që të negociojë shtyrjen e datës, domethënë skadencës, në mënyrë që të gjejë paratë e nevojshme për të mbajtur zotërimin e klubit.

Një plan që, përveç të ardhurave nga Champions League, 63 milionë euro deri tani vetëm nga UEFA dhe shitja e biletave, përfshin edhe shitjen e mundshme të ndonjë lojtari.

Nuk bëhet fjalë për Lautaro Martinez dhe Nicolo Barella, të gatshëm të nënshkruajnë një kontratë ë re që do t’i lidhë akoma më shumë më klubin zikaltër, por për shokët e reparteve të tyre, Marcus Thuram dhe Hakan Calhanoglu.

Të marrë të dy me kosto zero, për sa i takon kartonit të paktën, janë kthyer në lojtarë thelbësorë për lojën e Simone Inzaghi-t, duke tërhequr vëmendjen e disa skuadrave nga jashtë Italisë.

Sulmuesi francez mund të dërgojë 70 milionë euro në arkat e Interit, ndërsa mesfushori turk mund të dërgojë 50 milionë euro.

Mbetet ta shohim nëse Zhang do të gjejë paratë e nevojshme nga ndonjë burim tjetër apo do të jetë i detyruar të sakrifikojë njërin nga dyshja Thuram-Calhanoglu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here