U dëmtua ndaj Atleticos, ja kur rikthehet Thuram të luajë me Interin.
Marcus Thuram doli i dëmtuar nga fusha e lojës përballë Atletico Madrid në Champions League, me vendin e tij që e zuri Arnautovic.
Francezi ka kryer analizat ditën e sotme dhe sipas rezultateve do të qëndrojë jashtë fushave për dy javë.
Thuram do të kryej teste edhe më të detajuara ditën e nesërme për të determinuar datën e saktë të rikuperimit.