Lajm bombastik: Conte transferon te Bayerni yllin e Interit

Antoni Conte transferon te Bayerni yllin e Interit.

Antonio Conte është përsëri në qendër të vëmendjes, pas zërave se mund ta merr në verë drejtimin e Bayernit.

Bavarezët po kalojnë një periudhë krize dhe Tuchel do të largohet në verë nga Allianz Arena.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se në rast se Conte merr drejtimin e Bayernit, italiani dëshiron që në skuadër ta ketë Nicolo Barellan.

Ditët e fundit është raportuar se Interi ka nevojë për më së paku 50 milionë euro në arkat e klubit dhe nuk përjashtohet mundësia që Zhang të sakrifikojë njërin prej yjeve të skuadrës.

Për ta bindur Interin, Bavarezët do të duhet të ofrojnë më së paku 80 milionë euro për kartonin e Barellas.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here