Lajm bombastik, Chiesa largohet nga Juventusi, por mbetet në Serie A.
Sulmuesi italian, Federico Chiesa është njëri nga lojtarët më të përfolur te Juventusi.
Chiesa është i lidhur me një largim nga Zonja e Vjetër në verë dhe sipas raportimeve të fundit 26-vjeçari mund të transferohet tek rivalët e Juventusit.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Giuntoli do tia ofrojë Napolit kartonin e Chiesas në këmbim të Raspadorit.
Giuntoli beson se Raspadori mund ta gjejë formën e duhur te Juventusi dhe është i gatshëm që ta sakrifikojë Chiesan.
Ky operacion do të varet nga ofertat që Juventusi do të merr në verë për Chiesan. Në rast se në adresë të klubit arrijnë oferta prej 50 milionë eurove, drejtuesit preferojnë ta shesin italianin.