Po bën një punë të shkëlqyeshme te Interi, katër gjigant europian ndjekin Inzaghin

Kur Simone Inzaghi zbarkoi te Milani, shumë ishin skeptikë për zgjedhjen që bëri Beppe Marotta.

Por trajneri po i vërteton të gjithëve se është në gjendje që të drejtojë zikaltrit drejt objektivave të rëndësishëm duke dhuruar lojë të bukur.

Ndaj ai është kthyer në një emër shumë të dashur për tifozët e Interit,por paralelisht edhe në shumë të kërkuar në merkato nga klube të tjera të mëdha në Europë.

Sipas “Tuttosport”, interesimi real i disa prej klubeve të rëndësishme kanë shtyrë Interin që të mendojë një tjetër rinovim të kontratës me trajnerin, me një përmirësim të ndjeshëm të pagës.

Gazeta italiane bën të ditur se Manchester United, Chelsea, Liverpool dhe Barcelona kanë kërkuar informacione rreth trajnerit italian, duke parë se ka arritur të kthejë Interin në superfuqi në Itali dhe do të tentojë tashmë të bëjë të njëjtën gjë edhe në Europë.

Kjo detyron Interin që të bëjë një investim të rëndësishëm për të zgjatur kontratën e trajnerit.

Ai ka një marrëveshje me zikaltrit deri në vitin 2025, me një rrogë prej 5,5 milionë eurosh plus bonuse të ndryshme.

Më propozimin e zikaltërve, pritet që marrëveshja të zgjatet deri në vitin 2027, me një rrogë që arrin deri në 8-9 milionë euro në sezon.

Me fitimet që ka siguruar Interi nga drejtimi i Inzagit, Steven Zhang nuk do ta ketë të vështirë që të firmosë çekun për rinovimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here