Akordi shumë pranë, Dumfries largohet nga Interi për €40m

Marrëveshja shumë pranë, Denzel Dumfries në verë largohet nga Interi.

Mbrojtësi i Interit, Denzel Dumfries është njëri nga lojtarët më të përfolur te Neroaxurët.

Dumfries është i lidhur me një largim nga Interi në verë dhe sipas raportimeve të fundit marrëveshja me klubin e ri është shumë pranë.

Me reprezentuesin holandez të vlerësuar në rreth 40 milionë euro, e ardhmja e tij në San Siro duket gjithnjë e më e pasigurt pasi klubi nuk është në gjendje të përmbushë kërkesat e tij për një kontratë të re, sipas burimeve të Tuttosport.

Manchester United thuhet se po pozicionohet si favoriti për të siguruar transferimin e  Dumfries, përpara fillimit të merkatos së verës.

Edhe pse ka ende kohë deri në hapjen e merkatos së verës, duket se Manchester United po përgatit terrenin për të bërë lëvizjen e tyre në muajt në vijim.

Holandezi ka shkëlqyer në Inter dhe shtimi i tij do të ishte një përmirësim për Djajtë e Kuq, veçanërisht duke marrë parasysh ngritjet dhe uljet e Aaron Wan-Bissaka në Old Trafford.

Ndërkohë, tifozët e Interit mund të jenë të zhgënjyer nga perspektiva e humbjes së Dumfries, por nga pikëpamja financiare, ka kuptim që klubi të përfitojë nga vlera e tij tani në vend që të rrezikojë ta humbasë atë në një transferim të lirë kur kontrata e tij skadon në verën e vitit 2025.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here