Merkato e janarit ka filluar dhe mediat sportive po raportojnë gjithnjë e më shumë lajme të bujshme.
Të gjithë e mbajmë në mend se sa shumë bujë kishte bërë transferimi i Leonardo Bonuccit te Milani në vitin 2017.
Tani mund të përsëritet i njejti skenar. Siç raportojnë mediat italiane, mbrojtësi i Juventusit, Merih Demiral mund ta vazhdojë karrierën te Milani.
22-vjeçari nuk është i kënaqur me statusin e tij te Juventusi dhe dëshiron largimin nga Allianz Stadium.
Nga kjo mundësi mund të përfitojë Milani, pasiqë janë në kërkim të një qendërmbrojtësi.
Milan ka shfaqur edhe më parë interesim për Demiral, por në fund turku përfundoi te Juventusi.
Juventus e bleu Demiral për 18 milionë euro, ndërsa vlera e tij aktuale është 30 milionë euro.
Kjo shifër nuk është aspak problematike për Milanin, pasiqë Rosonerët pritet të arkëtojnë para nga shitja e Castillejos.