E bujshme: Sergio Ramos transferohet te gjiganti anglez

Sergio Ramos është në vitin e fundit të kontratës me Real Madridin dhe nuk dihet nëse do ta rinovojë kontratën me Los Blancos.

Bisedimet për rinovimin e kontratës kanë filluar, mirëpo marrëveshja është larg arritjes, pasiqë Perez i ka ofruar kontratë vetëm një vjeçare Ramosit.

Interesimi për Ramosin nuk mungon aspak dhe spanjolli mund të largohet nga Reali nëse nuk arrin marrëveshje.

Sipas raportimeve të fundit, Manchester City është në pole position për të siguruar shërbimet e Ramos në fund të sezonit.

Guardiola e vlerëson shumë spanjollin dhe ia ka kërkuar drejtuesve me çdo kusht transferimin e tij.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here