Bisedimet kanë filluar, Hermoso tek gjiganti italian me parametra zero

Lajm bombastik nga Italia, Mario Hermoso transferohet në Serie A.

Drejtori i Juventusit, Cristiano Giuntoli, raportohet se ka hapur bisedimet me rrethin e Mario Hermosos për të eksploruar një marrëveshje të mundshme për yllin e Atletico Madridit.

‘Bianconerët’ janë duke u përgatitur për afatin kalimtar veror, duke kërkuar opsione të lira për të përforcuar ekipin e tyre para rikthimit në Ligën e Kampionëve.

Investime të mëdha priten në mesfushë, duke lënë më pak para për investime në fushat tjera të ekipit.

Në javët e fundit, raportime të ndryshme kanë sugjeruar se edhe klubet tjera duke përfshirë Manchester United janë të interesuar për të investuar në mbrojtësin e Juventusit, Gleison Bremer, duke e detyruar Juventusin që të shikojë për ndonjë zëvendësim të mundshëm.

Calciomercato.com ka raportuar se Giuntoli tashmë ka rënë në kontakt me agjentët e Hermosos për ta transferuar spanjollin si lojtar të lirë gjatë verës, pasi kontrata e tij me Atletico Madridin skadon në qershor.

‘Zonja e Vjetër’ vlerëson aftësitë e Hermosos për të organizuar aksionet nga mbrojtja si dhe lojën e tij në ajër.

Ai ka një pagë vjetore prej katër milionë eurosh diçka që nuk paraqet aspak problem për strukturat financiare të klubit dhe deri më tani ai po duket opsion më bindës së sa Lloyd Kelly (Bournemouth).

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here