Goditje e bujshme: Inter nis bisedimet me yllin e rivalëve

Interi ndryshon në sulm. Skuadra zikaltrit është e zënë në dy fronte në këtë moment të sezonit.

Nëse nga njëra anë Simone Inzaghi duhet të mbajë ekipin të përqendruar për titullin, nga ana tjetër është dëshira e klubit për të forcuar ekipin për sezonin e ardhshëm.

Në fakt, në vitin 2025 nuk do të luhet vetë për Serinë A, Champions League dhe Kupën e Italisë. Objektivave do t’i shtohet edhe Kupa e Botës për Klube e rinovuara në qershor.

Pra, klubi ka vënë në shënjestër repartin e sulmit ku mund të ketë një goditje të bujshme. Sipas edicionit të sotëm të Tuttosport, emri është ai i Ciro Immobile.

Sulmuesi i Lazios ka një kontratë që skadon në vitin 2026 dhe një kontratë me vlerë 4 milionë euro plus bonuse, por mund të ndryshojë fanellën e tij në qershor.

Gazeta shpjegon sesi të mërkurën, para ndeshjes kundër Atletico Madridit, në hotelin e zikaltërve, ka pasur një vajtje-ardhje menaxherësh (përfshirë edhe atë të Lautaro Martinez).

Një prej tyre ishte Marco Sommella i cili kujdeset për interesat e sulmuesit të Lazios dhe kombëtares italiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here