Inter nuk ka të ndalur, zikaltrit transferojnë yllin për të cilin po flet e gjithë Italia

Interi i sezonit të ri do të jetë ndryshe në sulm.

Më saktësisht, do të ketë alternativa më të mira në pankinë se sa Sançez e Arnautoviç, të cilët nuk kanë siguruar deri tani atë që kërkohej prej tyre, që të zëvendësonin pa shumë rënie në cilësi dyshen Lautaro Martinez-Markus Turam.

Për këtë arsye, Marota dhe Auzilio kanë siguruar që tani firmën e Mehdi Taremit, por po mendojnë për një plan edhe më afatgjatë, duke synuar një lojtar që mendojnë se do të bëhet i rëndësishëm në futbollin botëror në të ardhmen.

Në objektivin e tyre tashmë është Albert Gudmundson, sulmuesi i Xhenoas dhe Islandës, i cili po paraqitet në mënyrë spektakolare në këtë edicion. Ai ka shënuar 10 gola e 3 asiste me Xhenoan në këtë edicion, ndërsa pak ditë më parë tregoi se është i jashtëzakonshëm edhe me përfaqësuesen e tij, duke shënuar tre herë për të kualifikuar Islandën në finalen e play-off për EURO 2024.

Interi ka nisur prej kohësh kontaktet me klubin e tij dhe mendohet se ka një ide të qartë edhe për çmimin prej 30 milionë eurosh që i ka vendosur Xhenoa. ZIkaltrit duan të lëvizin sa më shpejt për të firmosur me futbollistin, pasi janë të ndërgjegjshëm se klube si Juventus e Totenhem, janë të gatshme të bëjnë sakrifica të rëndësishme për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here