Milan transferon yllin e Tottenham.
Milan ka nisur nga puna për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe Rosonerët pritet të kryejnë disa goditje në merkaton e verës.
Transferimi i një qendërsulmuesi është objektivi kryesorë, por drejtuesit synojnë që ta përforcojnë skuadrën edhe në repartin e mesfushës.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, mesfushori i Tottenham, Pier-Emil Hojbjerg, ka përfunduar në orbitën e Milanit.
Danezit i skadon kontrata me Tottenham në vitin 2025 dhe në verë pritet të largohet nga Spurs.
Vlera e Hojbjerg në treg është rreth 20 milionë euro, por te Milan besojnë se mund ta transferojnë për 10-15 milionë euro.