Skuadra e Milan ka shfaqur tash e sa kohë interesim për të siguruar shërbimet e mbrojtësit turk, Ozan Kabak.
Mbrojtësi u kërkua nga Rossonerët edhe gjatë verës mirëpo nuk u arrit një marrëveshje me Schalken shkaku i çmimit që i kishte vënë skuadra gjermane.
20 vjeçari konsiderohet si njëri prej mbrojtësve më premtus për të ardhmen dhe për këtë arsye Milan nuk dëshiron që ta zgjasë negocimin me Schalken për turkun.
Edhe Paris Saint Germain ka shfaqur interesim për të ndërsa tashmë Milani ka bërë gati ofertën prej 15 milionë eurosh që duket se do e kënaqë edhe skuadrën e Schalkes.