Bombë: Van de Beek tek gjiganti italian!

Donny van de Beek iu bashkua skuadrës së Manchester United verën e kaluar nga Ajax.

Mesfushori holandez ishte një blerje e madhe për skuadrën e United mirëpo ai nuk arriti që të përshtatej me futbollin anglez.

23 vjeçari u transferua në Old Trafford për shifrën e 39 milionë eurove mirëpo prej atëherë ka zhvilluar vetëm 12 ndeshje kryesisht duke u inkuadruar nga banka rezervë.

Juventusi ka shprehur interesim për huazimin e tij në janar dhe pastaj me të drejtë blerjeje gjatë verës së ardhshme.

Calcio Mercato raporton se Zonja e Vjetër është e gatshme që për shërbimet e tij të paguajë një shumë prej rreth 35 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here