Furlani “djeg” Marottan, Milan ia rrëmben Interit objektivin e merkatos

Derbi në merkato, Milan ia rrëmben Interit objektivin e merkatos.

Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato.

Si Interi ashtu dhe Milani janë në kërkim të një mbrojtësi, teksa është pikërisht ky i fundit që do të bëhet “mollë sherri” për dy ekipet e Milanos në merkaton e ardhshme verore.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Milan është përfshirë në garë për mbrojtësin e Fiorentinës, Michael Kayode.

Kayode ka realizuar 1 gol dhe 4 asistime në 31 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, ndërsa kartoni i tij vlerësohet 15 milionë euro.

Interesim për të ka shfaqur edhe Interi, por Rosonerët synojnë ta rrëmbejnë Kayode para zikaltërve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here