Arrihet marrëveshja, Arda Guler transferohet në Serie A

Lajm bombastik nga Italia, Arda Guler tek gjiganti italian.

Talenti turk, Arda Guler, bëri bujë të madhe verën e kaluar kur iu bashkua Realit për 20 milionë euro.

Për Guler ishin në garë disa gjigantë europian, por në fund turku zgjodhi Realin. 18-vjeçari nuk e ka nisur mirë aventurën në Madrid, pasiqë ka pësuar tre lëndime rradhazi.

Guler debutoi me Realin në Copa Del Rey kundër Arandina, ndërsa në La Liga ka luajtur vetëm 98 minuta.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Milan ka arritur marrëveshje me Realin për huazimin e Arda Guler.

Guler do t’i bashkohet Milanit në verë në formë huazimi për dy sezone, ndërsa Rosonerët nuk do të kenë opsion blerjeje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here