E bujshme: Milan transferon yllin e Bayernit, nuk është Kim Min-Jae

Rosonerët për shopping në Mynih.

Sezoni i Milanit tashmë ka hyrë në fazën e tij më të nxehtë. Pasi ka kaluar Juventusin në renditje, tashmë objektivi konkret në kampionat është ruajtja e vendit të dytë në renditje deri në fund, pa harruar rrugën ende të hapur dhe në fazën kyçe të Europa League.

Pozicioni aktual në Serie A tashmë duket se e projekton Milanin në edicionin e ardhshëm të Champions League, një objektiv i cili gjithashtu i lejon drejtuesit e klubit milanez të fillojnë të punojnë paraprakisht se cilat do të jenë lëvizjet për verën e ardhshme.

Ka katër role prioritare për t’u forcuar në sesionin e ardhshëm të merkatos, të cilat mund të forcojnë më tej Djallin në përpjekje për të ngushtuar diferencat me Interin.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se për repartin e mbrojtjes, Milan synon transferimin e Noussair Mazraoui.

Mazraoui u transferua te Bayerni në vitin 2022, ndërsa këtë sezon e ka humbur vendin e titullarit dhe në verë dëshiron të ndryshojë skuadër.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milani dhe Rosonerët kanë gati ofertën prej 15 milionë eurove.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here