Inter, zbulohet pakti i bërë nga skuadra para derbit me Milanin

Lojtarët e Interit dhe Simone Inzaghi kanë bërë një pakt përpara Derbit të ardhshëm me Milanin.

Zikaltrit kanë shansin për të siguruar titullin e tyre të 20-të në përballjen e ardhshme me rivalët e tyre të përjetshëm, një fitore që do t’u japë atyre të drejtën për të qepur yllin e dytë në fanella përpara kuqezinjve, të cilët kanë 19 tituj në Serinë A.

Interi ka qenë pothuajse perfekt në Serie A këtë sezon, duke humbur vetëm një herë në 32 ndeshjet e luajtura në kampionat dhe tashmë ka filluar ndërtimin drejt sezonit të ardhshëm, ku ata do të konkurrojnë në Kupën e Botës për Klube, si dhe në Champions.

Gazzetta dello Sport detajon se si fokusi i skuadrës dhe stafit të Simone Inzaghit është vetëm tek ndeshja me Milanin dhe fitimi i titullit, duke mos dashur që fokusi të jetë në përpjekjen për të lënë mbrapa rivalët kuqezinj.

Si të tillë, lojtarët zikaltër kanë bërë një pakt në dhomën e zhveshjes për të shmangur provokimet dhe për të festuar me respekt “Scudetton”, nëse e sigurojnë titullin me një fitore në derbi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here