David i thotë “po” gjigantit italian, kanadezi transferohet në Serie A

Lajm i bujshëm nga Italia, Jonathan David transferohet në Serie A.

Sulmuesi kanadez, Jonathan David është njëri nga lojtarët më të përfolur në mediat sportive, falë paraqitjeve mbreslënëse me Lille.

David ka realizuar 23 gola dhe 7 asistime në 39 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa kontrata me Lille i skadon në vitin 2025.

Sulmuesi kanadez është në orbitën e Milanit për një kohë të gjatë, por sipas raportimeve të fundit një tjetër gjigant italian është përfshirë në garë për 24-vjeçarin.

Victor Osimhen është në fokusin e Paris Saint-Germain dhe duke njohur forcën ekonomike të francezëve, te Napoli duket se e konsiderojnë sulmuesin thuajse të larguar. Në këtë formë, drejtuesit e të kaltërve kanë nisur nga puna për të gjetur pasuesin e nigerianit.

Numri një në listë është Jonathan David i Lille. Napoli ka ndërmarrë hapa konkretë për transferimin e kanadezit teksa përfaqësues të italianëve janë takuar me menaxherin e sulmuesit.

Bisedimet e parë rezultojnë pozitivë, madje te Napoli kanë marrë dakordësinë e David për t’u transferuar në jugun e Italisë edhe pse këta të fundit sezonin e ardhshëm me shumë mundësi do të jenë jashtë Champions League.

Për momentin, Lille nuk i ul pretendimet prej 50 milionë eurosh për 24-vjeçarin, megjithatë kontrata që skadon në vitin 2025, lë vend për bisedime.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here