Milani i madh po kthehet, Cardinale e ka zgjedhur trajnerin e ri

Pioli bën gati valixhet, Cardinale ka vendosur se kush do të jetë trajner i ri i Milanit.

Stefano Pioli do të largohet nga Milani në fundin e sezonit. 58-vjeçari nga Parma qëndron në stolin e kuqezinjve prej tetorit të vitit 2019. Duke regjistruar deri tani 234 takime si trajneri i skuadrës historike italiane.

Drejtuesit e Milanit po punojnë për gjetjen e pasardhësit të Piolit dhe disa emra janë në krye të listës.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se pronari i Milanit Gerry Cardinale ka vendosur se kush do të jetë trajneri i ri i Rosonerëve.

Sipas Calciomercato, Cardinale mes shumë kandidatëve ka vendosur që drejtimin e skuadrës t’ia besojë Antonio Contes.

Ditët në vijim pritet që Milan të nis bisedimet me Conten dhe 54-vjeçari sipas të gjitha gjasave do të jetë trajner i Rosonerëve sezonin e ardhshëm.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here