E bujshme: Pioli në bisedime me skuadrën e Serie A, nuk është Napoli

Pioli largohet nga Milani, por mbetet në Serie A.

Stefano Pioli do të largohet nga Milani në fundin e sezonit. 58-vjeçari nga Parma qëndron në stolin e kuqezinjve prej tetorit të vitit 2019. Duke regjistruar deri tani 234 takime si trajneri i skuadrës historike italiane.

Drejtuesit e Milanit po punojnë për gjetjen e pasardhësit të Piolit, me këtë të fundit që pritet të mbetet në Serie A.

Ditët e fundit është raportuar për interesimin e Napolit, por sipas raportimeve të fundit përfaqësuesit e Piolit kanë nisur bisedimet me një tjetër skuadër italiane.

Bëhet fjalë për Bolonjën, me drejtuesit që e kanë piketuar Piolin si zëvendësuesin e Thiago Mottas, shkruan Calciomercato. Pioli ishte trajner i Bolonjës nga sezoni 2011 deri në vitin 2014.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here