Inter i pamëshirshëm ndaj Milanit, pas titullit ia rrëmben Rosonerëve objektivin e merkatos

Pasi fituan titullin e 20-të në Serie A, skuadra e Inter nis të planifikojë të ardhmen.

Këtë vit, zikaltërit u eliminuan shumë shpejt nga Europa, pa mundur dot të shkojnë as në fazën çerekfinale. Për këtë arsye, klubi po ndërton një ekip të fortë, sidomos në sulm.

Objektivi është për të ndërtuar një ekip i cili mund të tentojë sulmin sërish të shkojë në finalen e Champions League sezonin e ardhshëm.

Pavarësisht blerjes së Taremi, sulmi konsiderohet si reparti që ka nëvojë për më shumë përmirësime, ndaj priten surpriza.

Dhe surpriza mund të jetë sulmuesi Joshua Zirkzee, që po shkëlqen këtë sezon në Serie A me ekipin e Bologna.

Holandezi ka ralizuar 11 gola në 31 ndeshje në kampionat këtë sezon. Është i ri, 22 vjeç dhe mund të përmirësohet ndjeshëm në të ardhmen.

Së shpejti, trajneri Simone Inzaghi dhe drejtuesit e klubit do të takohen për të vendosur strategjitë për sezonin e ardhshëm.

Prioriteti i klubit është tashmë i qartë: një blerje e re në sulm, një shtesë e rëndësishme, një lojtar karakteristikat e të cilit janë një shtesë e cilësive tashmë në skuadër.

Holandezi ka një çmim të lartë, pasi Bologna kërkon 70 milionë euro, ndërkohë që kontrata e tij skadon në vitin 2026. Gjithsesi, zikaltërit nuk tërhiqen nga ideja e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here