Pioli bën gati valixhet, Milan me trajner të ri.
Stefano Pioli do të largohet nga Milani në fundin e sezonit. 58-vjeçari nga Parma qëndron në stolin e kuqezinjve prej tetorit të vitit 2019. Duke regjistruar deri tani 234 takime si trajneri i skuadrës historike italiane.
E përditshmja Gazzetta dello Sport, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Milan ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri.
Bëhet fjalë për strategun spanjoll, Julien Lopetegui i cili ka bindur Rosonerët se ai është opsioni i duhur për të marrë drejtimin nga Pioli në fund të sezonit.
Cardinale thuhet se ka aprovuar afriminin e spanjollit dhe tani gjërat po ecin përpara.
Asgjë nuk është nënshkruar ende, por ish-trajneri i Sevillas, Real Madridit dhe Spanjës tani po duket gjithnjë e me më shumë gjasa për të marrë drejtimin e kuqezinjve këtë verë.
La #primapagina della Gazzetta di oggi
IL DIAVOLO E’ LOPETEGUI pic.twitter.com/QthNvYFkdp— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) April 27, 2024