Akordi shumë pranë, Edon Zhegrova transferohet tek gjiganti italian

Edon Zhegrova në Serie A.

Edon Zhegrova mund të bëjë hapin e madh në karrierë teksa së fundmi ka përfunduar në “radarët” e Juventusit.

Mediat italiane bëjnë me dije se drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, ka kontaktuar klubin e Lille duke shfaqur interes për Zhegrovën.

Drejtuesit e Juventusit po përgatiten për një afat të rëndësishëm transferimi në verë, duke filluar që të rindërtojnë skuadrën.

Raportohet se klubi francez i ka vendosur një çmim prej 15 milionë eurosh anësorit shqiptar të Kosovës.

Fleksibiliteti taktik, aftësitë teknike dhe personaliteti i 25-vjeçarit thuhet se e bëjnë atë një opsion tërheqës për “Zonjën e Vjetër”.

Vlen të theksohet fakti se Zhegrova me Lille ka kontratë deri më 30 qershor të vitit 2026.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here