E konfirmon Fabrizio Romano, Antonio Conte rikthehet në Serie A

Antonio Conte rikthehet në Serie A.

Napoli i ka propozuar zyrtarisht një kontratë Antonio Contes me vlerë deri në qershor të 2027 për një rrogë rekord. Do të jetë rroga më e lartë mes trajnerëve të Serie A, raporton Fabrizio Romano.

Detajet finale do të diskutohen nesër me presidentin De Laurentiis që do të jetë në Napoli të hënën për një event publik para se të largohet për disa ditë.

Conte ka qenë gjithnjë i hapur për mundësinë napoletane teksa e beson si një projekt fantastik, intrigues i mbështetur me pasionin e qytetit. Ndërhyrja e fundit e presidentit të Napolit do të duhet për të finalizuar gjithçka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here